Çmenduri/ Policia në Spanjë sekuestron sasinë rekord të drogës, 32 tonë marijuanë

Çmenduri/ Policia në Spanjë sekuestron sasinë rekord…

Policia spanjolle ka sekuestruar sasinë më të madhe të marijuanës ndonjëherë, me vlerë 56 milionë funte.

Një total prej 32 tonësh kanabis të paketuar u gjetën nga zyrtarët, që është sasia më e madhe e gjetur në Spanjë dhe ndërkombëtarisht, sipas Gardës Civile të Spanjës.

Zbulimi nga policia ishte pjesë e një operacioni më të gjerë të quajtur Gardens, ku policia bastisi një sërë fermash dhe fabrikash prodhimi në të gjithë Spanjën .

Si pjesë e operacionit Gardens, policia thotë se nëntë burra dhe 11 gra, të moshës 20 dhe 59 vjeç, u arrestuan.

Sipas Gardës Civile të Spanjës, ata ishin pjesë e një organizate me seli në Toledo, Ciudad Real, Valencia dhe Asturias.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit