Çmenduria e një vrasësi gjakftohtë/ Pasi i mbyti vajzën, piloti grek detyroi nënën e Caroline të....

Çmenduria e një vrasësi gjakftohtë/ Pasi i…

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen në mediat greke lidhur me vrasjen e Carolinës fatkeqe, ku burri i saj i mori jetën duke e mbytur në gjumë.

Së fundmi avokati i familjes së Carolinës ka zbuluar se Babis Anagnostopoulos, pasi i kishte vrarë të bijën, kishte kërkuar nënës së Carolinë që të paguante paratë e arkivolit dhe shpenzimet mortore.

“Arkivoli i Caroline u kërkua nga autori që të paguhej nga nëna e saj dhe ajo e pagoi atë.” tha avokati i familjes së viktimës.

Ndërkohë mediat greke, raportojnë se pak para krimit Caroline po shikonte për një apartament me qira në Athinë, ku edhe kishte planifikuar që të studionte në një shkollë kuzhine. Caroline i kishte zbuluar këshilltares së saj, se marrëdhënia kishte arritur në një rrugë pa krye dhe se ajo kishte shumë frikë nga Babis Anagnostopulos dhe i kërkoi asaj këshilla se si ta menaxhonin këtë problem.

Konsulentja e shëndetit mendor gjithashtu vlerëson se një mesazh që ajo mori nga Caroline për të ndërprerë seancat ka të ngjarë të jetë dërguar nga vetë vrasësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit