'Çmenduria' në 'Premier League' nga rregullat anti-Covid, karton nëse kollitesh afër...

‘Çmenduria’ në ‘Premier League’ nga rregullat anti-Covid,…

Koronavirus do të lërë pasoja e saj edhe tek futbolli, duke e “sëmurë” keq edhe këtë sektor.

Stadiume të boshatisur, lojtarë që nuk i japin dorën njëri-tjetrit dhe ndryshime të rregullave pafund, e kanë bërë këtë lojë të mos duket më e zakonshme.

Edhe sezoni i ri pritet të pësojë ndryshime të mëdha, ku disa prej këtyre ndryshimeve po aplikohen në Angli.

Federata Angleze e futbollit ka vendosur se, nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit, ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai, do të ndëshkohet me kartonin e verdhë ose të kuq.

Kjo, shihet nga specialistët si një masë shumë e mirë për t’u vendosur dhe që mund të parandalojë përhapjen e visurit.

Tashmë mbetet për t’u parë se sa do ta respektojnë futbollistët këtë masë gjët ndeshjeve…/ Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit