“Çmim rekord”, shpallet fituesi i ankandit për parkun fotovoltaik të Karavastasë

“Çmim rekord”, shpallet fituesi i ankandit për…

Ministria e Infrastrukturës, ka prezantuar ditën e sotme fituesin për ankandin ndërkombëtar të parkut fotovoltaik të Karavastasë. Nga 5 ofertat të cilat ishin në garë, u shpall fituese kompania franceze “Voltalia as”, me çmimin 24.89 euro/ megavat.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri me dije se çmimi tavan i vendosur ishte 55 euro për megavat. Sipas ministres Balluku, ky është një çmim rekord.

Kemi një park energjitik nga kompania franceze Voltalia, nga më të mëdhajat në Europë. Kjo do kthehet në një marrëdhënie shumë të mire. Vendosëm çmimin 55 euro, si tavanin më të lartë për ofertim”, u shpreh Balluku

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit