Çmime që sfidojnë paragjykimet: Vlora surprizon pushuesit nga Shkupi me faturën ekonomike

Çmime që sfidojnë paragjykimet: Vlora surprizon pushuesit…

Ndërkohë që shpesh flitet për çmime të larta në disa zona turistike, realiteti në terren dëshmon se bregdeti shqiptar ofron mundësi dhe alternativa ekonomike për çdo buxhet.

Një dëshmi e qartë vjen nga një grup shqiptarësh nga Shkupi, të cilët po kalojnë pushimet e tyre në Vlorë. Ata kanë mbetur të surprizuar për mirë nga kostot modeste të konsumit përgjatë vijës bregdetare, duke u shprehur se çmimet në lokalet buzë plazhit në Vlorë janë më të lira se në një kafene apo çajtore lagjeje në Shkup.

Për të ilustruar këtë, turistët ndanë çmimet e disa prej pijeve të tyre të shijuara fiks pranë detit ku një kafe kushton 90 Lekë, një makiato dhe 120 Lekë dhe një kapuçino 150 Lekë.

Ky kontrast tregon qartë se Vlora ofron një treg turistik të larmishëm, ku pushuesit nuk kanë pse të përballen domosdoshmërisht me fatura të kripura.

Përkrah opsioneve më të shtrenjta, bregdeti vlonjat spikat për një rrjet të gjerë lokalesh familjare dhe shërbimesh miqësore me xhepin, duke dëshmuar se pushimet cilësore buzë detit mund të shijohen lirisht dhe me kosto të ulëta.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje nga Vlora , jemi Turist nga Shkupi , keto cmime qe jan ne bregdet skaj plazhit ne Vlore ,  Cmimet jan me te lira se se ne nje çajtore-kafiteri mahallash ne Shkup.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit