Çmimet absurde të qerave në Tiranë, ankohen studentët

Çmimet absurde të qerave në Tiranë, ankohen…

Të gjesh një shtëpi më qira në Tiranë nuk është aspak e vështirë. Por nëse flasim për çmime të përballueshme, ky është një problem.Esi Basho është studente në vitin e tretë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ka vendosur të jetojë në zonën e “Don Boskos”. Ky vendim i saj i ka kushtuar jo pak.“Në qoftë se flasim prej 1 viti më parë, qiraja maksimale që ne mund ta quajmë ishte 250 mijë lekë, por këtë vit qiratë nisin nga 250 euro dhe nuk flasin më me lekë dhe kjo më duket qesharake pasi kur pagat janë në lekë pse gjërat duhet të jenë në euro”, shprehet studentja.Në zona të ndryshme të Tiranës, si “Ali Demi”, “21 Dhjetori”, “Rruga Elbasanit”, “Vasil Shanto”, “Komuna Paristit”, “Astir”, çmimet variojnë nga 300 euro e në disa raste 500 euro e më shumë. Për një student një shumë e tillë është e papërballueshme.

“Fillimisht kur kam ardhur kam pasur ndihmën e familjes time por tani prej 2 vitesh po punoj vetë dhe e paguaj vetë jetesën time. normalisht e ndaj me shoqe qiranë pasi përveç qiratë duhet të paguajmë tarifën e shkollës librat dhe transportin. Minimumi 200 mijë lekë, qiraja, uji, drita”, tha Esi Basho.Nëse një student duhet të shkurtojë kilometrat për të qenë më afër universitetit do të duhet të nxjerrë më tepër para nga xhepi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit