Çmimet bien në prill, por mbeten më të larta se një vit më parë, ushqimet, pajisjet e shtëpisë, qiratë dhe uji të shtrenjta

Çmimet bien në prill, por mbeten më…

Çmimet kanë shënuar një rënie të lehtë në muajin prill, pas rritjes së shpejtë të muajit mars, të diktuar nga situata e krijuar nga kufizimi i Covid 19, që çoi në shtrenjtimin e disa produkteve bazë.

Instat njoftoi se inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve ishte 1.9% në prill, nga rreth 2.1 që ishte ndryshimi vjetor në mars.

Gjithsesi, çmimet e ushqimeve vijuan të mbeten më të larta se një vit më parë, duke ndikuar në 1.63% të rritjes.

Instat beri të ditur se krahas ushqimeve, dy grupet e tjera me rritje ishin qira, lëndë djegëse e energji dhe mobilim shtëpie. Në grupin e qirave lëndë dhegëse e energji, ndikuan qiratë që u shtrenjtuan me 2.2% dhe furnizimi me ujë me 1 8%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2020, arriti 109,7 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020 është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020, krahasuar me Mars 2020 është -0,4 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,12 pikë. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,1 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,7 % secili, “Komunikimi” me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 19,3 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,3 %, “vajra dhe yndyrna” me 4,6 %, “peshk” me 4,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2020, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, “Pije alkolike dhe duhan” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 1,1 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %. /monitor.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit