
Përveç rritjes së çmimeve të ushqimeve, janë rritur edhe çmimet e apartameneteve në vendin tonë.
Pothuajse për shumë qytetarë është bërë e pamundur blerja e një shtëpie në kryeqytet, jo vetëm në qendër të vendit por edhe në periferi.
Në raport më vitin 2021, çmimet e pronave për periudhën janar-qershor 2022 ishin 39% më shtrenjtë sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë.
Tendenca e rritjes së çmimeve ka vijuar edhe për këtë vit në Tiranë. Agjencitë imobiliare pohojnë se rritja e çmimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimiii i kërkesës dhe shtrenjtimi i kostove, veçanërisht në zonat e reja rezidenciale që ofrojnë shërbime të shtuara.
Ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian çmimet e apartamenteve kanë filluar të bien.
Tendenca rënëse e çmimeve ka nisur që në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Eurostat për 3-mujorin e katërt të 2022 çmimi mesatar i apartamenteve është ulur 1,7% në eurozonë dhe 1,5% në BE-krahasuar me 3-mujorin paraardhës.