Çmimet e banesave si në Dubai/ Rreth 600 mijë euro një apartament në Tiranë

Çmimet e banesave si në Dubai/ Rreth…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë ofrohen në nivelet e kullave në Dubai. Të dhënat e Agjencive Imobilare që nga viti që lamë pas e në muajt e parë të këtij viti, tregojnë se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me shpejtësi.

Në një njoftim të publikuar thuhet: “Shesim apartament 2+1+2+post parking në qendër të Tiranës, me çmim €584,000 | 1 Sallon/Kuzhine | 2 Dhoma gjumi | 2 Tualete | 1 Ballkon | 154 m2”.

Pra çmimet e banesave në Tiranë po kapin vlerat e apartamenteve në Dubai. Sepse banesat pranë porteve në Dubai nisin nga 4,900 euro e më lartë.

Por, duke theksuar se këtu ka një hendek shumë të lartë, sepse pagat në Shqipëri janë shumë herë më të ulëta se në Dubai. Gjithashtu,ky vend është shumëfish më i pasur pasi shfrytëzon si duhet pasuritë natyrore që ka, si burimet e naftës dhe turizmi.

Ndërsa nën Shqipëri këto shkatërrohen dhe populli varfërohet. Në këtë pikë nuk në mbetet të themi gjë tjetër veç se “mos shpenzoni për bileta, ne Dubain e kemi këtu”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit