
Këtë vit, gjetja e ofertave të mira të biletave ajrore duket si një betejë e vështirë, veçanërisht pasi epoka e pandemisë vazhdon të përmbys trendet e udhëtimit siç i njihnim dikur.
Por sipas një raporti të ri nga kompania e udhëtimit Expedia, ju mund të zbatoni një truk për të siguruar çmime më të ulëta të fluturimeve. E kemi fjalën që udhëtimet tuaja t’i planifikoni në ditën e mërkurë.
“Në përgjithësi, udhëtarët që udhëtuan të mërkurën, kundrejt fillimit të javës (të dielave ose të hënave) kursyen mesatarisht 10 për qind”, tha Expedia.
Siç theksoi Expedia, e mërkura nuk ka qenë gjithmonë data e nisjes me kosto më efektive. Më parë, udhëtarët mund të llogarisnin nisjet e së premtes për çmimet më të lira të biletave.