Çmimet e kafesë pësojnë rritje edhe në tetor, rritja më e lartë në 6 vjet

Çmimet e kafesë pësojnë rritje edhe në…

Çmimi i kafesë ka pësuar rritje edhe gjatë muajit tetor. Cdo herë e më shumë po bëhet e shtrenjta të shkuarit në bare dhe restorante.

Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, për kategorinë e Kafe – restorante, ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014, raporton Monitor.

Brazili është prodhuesi më i madh për kafenë. Ai është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas “Wall Street Journal”. Kjo ka ndikuar në rritjen e çmimit të kafesë.

Edhe rritja e produkteve të tjera ushqimore po ndikon në çmime më të larta për ushqimet që serviren në restorante. Orizi, makaronat, vaji, të gjitha kushtojnë më shtrenjtë.

Sipas një vëzhgimi të mëparshëm të Monitor, në kryeqytet, çmimi i kafesë në bare është rritur mesatarisht me 10 apo 20 lekë, psh nga 70 në 80 apo 90 lekë, apo në 100 lekë (nga 80 apo 90 lekë më parë..

Enri Jahaj, i cili Drejton Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve, tha se çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, 1 kafe në bare kushton minimumi 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendase.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit