Çmimet e larta çojnë në krizë edhe prodhuesit, fasonët drejt falimentimit

Çmimet e larta çojnë në krizë edhe…

Kursi i këmbimit dhe rritja rekord e çmimeve po ndikojnë negativisht në konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Sepse me këto çmime të larta ushqimesh po vijnë ën ulje eksporti dhe importi.

Të dhënat e detajuara nga INSTAT tregojnë se në dy muajt e parë të vitit janar-shkurt 2023 eksportet në vlerë u rriten me 11.3% por në sasi ato pësuan rënie me 2.4%. Në 2- mujor u eksportuan 565,607 tonë mallra nga 579,530 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2022.

Eksporti i bimëve medicinale gjithashtu është në vështirësi. Ky grup që pësoi rritje të ndjeshme gjatë pandemisë Covid-19 tani i është kthyer uljes, ku për janar-shkurt 2023 vërehet rënie me 25.5%.

Eksportuesit shqiptare kanë rritur ankesat rreth kostove të larta që po vijnë nga paga minimale, efektet negative të zhvlerësimit të euros dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Bizneset në sektorin fason grupi kryesor i eksportit,  gjenden  në vështirësi për shkak të rritjes më 33% të pagës minimale brenda vitit, teksa zhvlerësimi i euros po bjerr fitimet nga shitje. Sipas INSTAT një pjesë e mirë e fasonëve rrezikojnë të falimentojnë.

Pasi çdo mekanizëm ekonomik po cenohet nga rritja e shpejt e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe energjisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit