Çmimet e larta fusin në borxhe 26% të familjeve/ Rriten ndjeshëm huatë nga burime informale

Çmimet e larta fusin në borxhe 26%…

Rritja e çmimeve po çon drejt varfërisë familjet shqiptare. Në një raport të publikuar së fundmi, Banka e Shqipërisë tregon se çmimet e larta dhe inflacioni ka rritur numrin e familjeve shqiptare që janë detyruar të marrin borxhe për të përballuar shpenzimet.

Konkretisht, ka rezultuar se 26% e familjeve që janë përgjigjur (ose 275 familje), deklarojnë se kanë hua për të paguar. Kjo peshë është rritur me 4 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me 2 pikë përqindje në terma vjetorë.

Ndërkaq, rreth 48% i kanë siguruar borxhet nga “burime joformale”, kryesisht tek familjarët, ose në formë malli. Ndërkaq, edhe për këtë vit që jemi qytetarët nuk duken optimist.

Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, rreth 62% e familjeve nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve sugjeron për pritje pesimiste krahasuar me rezultatet e gjashtëmujorit të kaluar dhe të një viti më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit