Çmimet e makaronave u rriten me 20%, Italia ngre një komision krize

Çmimet e makaronave u rriten me 20%,…

Në disa vende të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, janë rritur shumë çmimet e të gjitha ushqimeve. Por, për Italinë më problem mbetet shtrenjtimi i makaronave, madje përbën shkak për një krizë kombëtare.

Për këtë arsye Ministri i Industrisë i Italisë, Adolfo Urso, ka mbledhur një komision krize për të diskutuar mbi kostot e larta të makaronave në vend. Kostoja e ushqimit bazë u rrit 17.5% gjatë vitit të kaluar deri në mars, raportoi gazeta italiane La Repubblica. Kjo është më shumë se dyfishi i normës së inflacionit në Itali, i cili qëndroi në 8.1% në mars.

Pothuajse në të gjitha provincat e vendit ku afërsisht 60% e njerëzve hanë makarona çdo ditë, kostoja mesatare e tyre ka tejkaluar 2.20 dollarë për kilogram. Dhe në Siena, një qytet në Toskanë, makaronat pësuan një rritje prej 58%, zbuloi grupi i të drejtave të konsumatorëve Assoutenti.

Kjo do të thotë që banorët e Sienës po paguajnë tani rreth 1.08 dollarë për paund për makaronat, nga 68 cent një vit më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit