Çmimet e taksive të Rinasit rrjepin xhepat e shqiptarëve, a do t'i dënojë Autoriteti i Konkurencës?

Çmimet e taksive të Rinasit rrjepin xhepat…

Që taksitë në Tirana International Airport SHPK po abuzojnë me çmimet prej kohësh, tanimë dihet. Çmime të papërballueshme për këdo udhëtar, që në rast nevoje është i detyruar të “ulë kokën” përballë shumave të konsiderueshme, e të paguajë për shifrën e kërkuar. Madje është krijuar një monopol pasi nuk lejohet të hyhet asnjë taksi private.

Këto abuzime kanë rënë më në fund në vesh të Autoritetit të Konkurrencës, e cili ka njoftuar hapjen e procedurave të hetimit paraprak ndaj kësaj ndërmarrje në tregun e shërbimit taksi, për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, është marrë nën shqyrtim rasti i kësaj ndërmarrjeje, pas dyshimeve për abuzime me ofrimin e shërbimeve/produkteve duke u vendosur ato në kushte të pabarabarta konkurrence. Përmendim që shoqëria e shërbimit taksi nga Rinasi është denoncuar vazhdimisht për çmimet tejet të kripura që ofron.
Sipas Autoriteti të Konkurrencës, ndërmarrja Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi, mund të jetë para shkeljes së nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Ndaj, sot më datë 11 Maj 2023, është vendosur nisja e hetimit paraprak.
” – thuhet në njoftim.

Por sesa guxim do të ketë Autoriteti i Konkurencës për të dënuar e për të vendosur gjoba, kjo mbetet për tu parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit