Çmimet e ushqimeve rriten sërish, inflacioni godet shqiptarët

Çmimet e ushqimeve rriten sërish, inflacioni godet…

Inflacioni vijon të godasë fort shtresën e mesme dhe të ulët në vendin tonë.

Pasi ra në nivelin më të ulët në një vit, inflacioni iu rikthye rritjes në nëntor. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnës e muajin e shkuar, treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit në 3.9 për qind nga 3.8 për qind në tetor.

Grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike kanë qenë konstibuuesi kryesor në këtë ecuri.

Por rritja e inflacionit ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit. Rritja e madhe e çmimeve, që reflektohet në çdo produkt bazik, e ka bërë jetën më të papërvallueshme. Shtresa më e goditur nga rritja e inflacionit janë pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Indeksimi për këtë kategori nga shteti ishte një lëmoshë, e cila nuk iu del as për të paguar dritat, e jo më të jetojnë.

Pas vitit 2022, inflacioni nisi të stabilizohej në gjithë Europën, por në vendin tonë ritmi është më i ngadaltë.

Vitin e kaluar, indeksi i çmimeve në Shqipëri ishte 8%, ndërsa në BE 11.5%, por teksa inflacioni në Europë u zbut për shkak të uljes së çmimit të energjisë, në Shqipëri ai po qëndron mbi objektivin 3% për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit