Çmimet i “rezistojnë” tregjeve ndërkombëtare, Inflacioni i shtatorit shkon 2.5%

Çmimet i “rezistojnë” tregjeve ndërkombëtare, Inflacioni i…

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk ka ushtruar ende presion të fortë tek niveli i përgjithshëm i çmimeve (inflacioni), i cili në muajin shtator ishte 2.5 %, niveli më i lartë që nga janari i 2017, por ende më i ulët se objekti i Bankës së Shqipërisë 3%.

Frutat dhe perimet të cilat kanë peshë të lartë në shportën e konsumit shfaqen stabilitet në shtator duke frenuar në këtë mënyrë rritjen e përgjithshme të çmimeve. Çmimet e ushqimeve kontribuuan me 64% të rritjes së përgjithshme të çmimeve.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2021 është 2,5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2021, krahasuar me Gusht 2021 është 0,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,60 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,24 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,01 pikë.

Krahasuar me muajin Shtator 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,5 %, “Komunikimi” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,8 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,2 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 13,6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 6,6 %, “bukë dhe drithëra” me 4,7 %, “fruta” me 4,1 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,2 %, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2021, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë”, u rritën me 1,1 % secili, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,1 % secili.

Marrë nga Monitor.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit