Ushqimet bazë kthehen në 'luks' për shqiptarët, jetesa në strès/ Eurostat: Çmimet më të shtrènjtat, të ardhurat më të ulëtát

Ushqimet bazë kthehen në ‘luks’ për shqiptarët,…

Përballimi i jetesës minimale dhe sigürimi i një shporte ushqimore bazë, për shqiptarët, është bërë gati një “misión i påmundur”.

Shqipëria konsiderohet sot si shteti më i varfër në Europë me paga në minimumin e mundshëm, por me një listë çmimesh “të fríkshmè” sa u takon ushqimeve.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrènjtat.

Eurostat deklaron se, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ushqimet më të lira janë në Maqedoni me 60% të mesatares europiane.

Ndërsa e dyta më e shtrènjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%).

Të gjitha ushqimet nga drithërat, mishi dhe bulmeti kanë çmime shumë të larta në Shqipëri.

Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrènjta (69.7% të mesatares europiane), pas Malit të Zi (73%) dhe Serbisë (70%).

Për mishin, Shqipëria është sërish më e shtrènjta në rajon, me 72% të mesatares europiane.

Po ashtu, edhe peshku në Shqipëri është më i shtrènjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së.

Nuk mbetet pas edhe për bulmetin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian (97.9%).

Kjo shpjegon edhe arsyen përse shqiptarët shpènzojnë më shumë për ushqim, se për veshje, apo veprimtari të ndryshme, pasi përveç çmimeve të larta të ushqimeve edhe pagat janë shumë të ulëta.

Shqiptarët kanë edhe të ardhurat më të ulëta në rajon.

Në Europë më e shtrènjta për ushqimet është Zvicra dhe pasohet nga Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda dhe Franca.

Por këtu nuk duhet të harrojmë që në këto vende, paga e punonjësve është e konsiderueshme dhe e llogaritur që të përballojë shpènzimet e jetesës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit