“Çmimet në Shqipëri do të rriten me 20% në sezonin e verës”

“Çmimet në Shqipëri do të rriten me…

Çmimet këtë verë në Shqipëri do rriten”, ky është parashikimi i ekspertes së Turizmit, Gladiola Dona, ndërsa shton se rritja prej rreth 20% duhet bërë zinxhir, pra të rriten edhe pagat. 

“Nëse kjo rritje është e përgjithshme, atëherë të gjitha pagat do të rriten. Nëse dikur një natë në një hotel mund të ketë kushtuar 100 euro, tani do të shkojë 120 euro. Nëse rriten pagat, sigurisht do të rritet mirëqenia e punëmarrësve. Në hoteleri janë bërë shumë ndryshime”, u shpreh Dona, në një intervistë për Euronews Albania. 

Por pavarësisht këtyre lajmeve që qarkullojnë, në Shqipëri është fakt që ka mungesa të punëtorëve në sektorin e hoteleri-turizmit, por jo vetëm. Kështu që nuk ka rrugë tjetër veçse që punëdhënësit të marrin punëtorë nga Nepali, Sri Lanka dhe India.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit