Çmimet vetëm rriten/ Një çifti të ri i duhen 2 dekada punë për të blerë një shtëpi

Çmimet vetëm rriten/ Një çifti të ri…

Tirana vazhdon të renditet e gjashta në Europë si qyteti më i shtrenjtë. Kështu tregonin të dhënat e Numbeo, në fakt këtë e tregojnë edhe  qytetarët që vijnë të jetojnë në Tiranë. Çdo vit 25 mijë qytetarë nga e gjithë Shqipëria shpërngulen nga vendet e tyre për të jetuar në kryeqytet. Ky numër i lartë i banorëve të rinj të kryeqytetit ka rritur dhe kërkesën për banesa.  

Rritja e kërkesës ka bërë që të rriten dhe çmimet e blerjes së një apartamenti. Ndaj sot një çifti të ri i duhen mbi dy dekada për të blerë një shtëpi, të paktën 2 plus 1 në pallat. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste televizive Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie. E cila tregoi se kur një çift i ri vendosin të blejnë një apartament. 705 të vlerës e paguajnë përmes kredisë, pasi me nivelin e të ardhurave e kanë të pamundur ta përballojnë.

Sot çiftet e reja po dëshirojnë të jetojnë më vete dhe kjo ka rritur kërkesën për banesa. Nga ana tjetër është bërë tepër e vështirë ose e pamundur blerja e një shtëpie. Pas rritjes së kërkesës për banesa është rritur dhe çmimi i banesave. Nga ana tjetër rritja e normës bazë e interesit ka rritur koston e huasë dikur tek 30%. Çka do të thotë kjo? Sot për të blerë një shtëpi një çifti të ri i duhet mbi 25 vite nëse kjo shtëpi do te financohej në pjesën më të madhe me kredi pra 70-80%”, tha Romina Radonshiqi.

Rrjedhimisht kjo ka bërë që ata të cilët shesin apo japin prona me qira në Tiranë përfitojnë të ardhura më të shumta se sa paga që marrin si të punësuar. Sakaq, kujtojmë se Numbeo ka treguar që edhe për vitin 2023 pritet rritje e çmimit të pronave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit