Çmimi i domates bie përtokë, fermerët: Sa dalim ne në shije bllokohet tregu, s'po i shesim dot

Çmimi i domates bie përtokë, fermerët: Sa…

Prej dy javësh fermerët shqiptarë kanë dalë në treg me podhimet e pranverës duke shitur domate dhe perime të ndryshme. Mirëpo çmimi sipas tyre është shumë i ultë, në një kohë që perimet e importit shiteshin deri dje shumëfish më shtrenjtë. Sipas fermerëve tregu është i bllokuar dhe perimet nuk tërhiqen nga konsumatorët.

Momentalisht situata në treg është në disfavor të fermerëve. Çmimet kanë rënë përtokë edhe pse sezoni i vjeljeve sapo ka filluar. Shpenzimet janë të larta Edhe kërkesë nuk ka dhe çmimet po ulen disa ditës 80 lekë dje dhe 60 lekë sot çmimi i domates. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara “ shprehet një fermer.

Një tjetër problem janë edhe pikat e grumbullimit. Fermerë thonë se me nisjen e prodhimit vendas, janë këto pika që ulin edhe më shumë çmimin.

Me serat kam 10 vjet. I ngritëm duke marrë lekë në bankë. Është e pamundur të ushqehesh me këto çmime që janë. Çuni më ka ikur në Itali, se nuk ia dilnim. Fermerët po ikin, nuk ka më fuqi punëtore. Pikat e grumbullimit sot e mori me 150, nesër e çoi me 70 lekë. Por po shkoi nën 100 lekë, kjo nuk ia vlen fare ta mbjellësh”- tha një fermer tjetër.

Ndonëse ‘Ballkani i Hapur’ u premtua nga qeveria se do të ishte ura e shpëtimit për çdo fermerë, kjo mbeti vetëm në fjalime propagandistike pasi realisht nuk ëshë ofruar asnjë mbështetje për ata që punojnë tokën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit