Çmimi i lartë në treg| Fermerit në Fier i vjedhin 40 gjela deti

Çmimi i lartë në treg| Fermerit në…

Çmimi i gjelit të deti pësoi një ngritje për shkak të mungesës së sasisë në treg, por edhe si rrjedhojë e kostos së rritjes së tij. Mesatarisht një gjel po shitet me 1 mijë lekë për kilogram, në varësi edhe të zonave përkatëse. Mirëpo një fermer nga fshati Vjosë i Fierit do të ketë 40 gjela më pak për të shitur këtë vit. Të tunduar nga çmimi i lartë, hajdutët sulmuan tufën e tij duke i vjedhur pikërisht 40 gjela nga 700 krerë që kishte rritur këtë vit.

Astrit Lamaj kishte vite që merrej me rritjen e gjelave, pasi ishte një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhura në fshatin ku jeton. Pas ngjarjes edhe fermerë të tjerë në këtë fshat, kanë frikë nga hakdutët, dhe thonë se kjo është ekonomia e tyre e një viti të mundimshëm.

Një gjel po shitet nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë në bazë të peshës. Për fermerin Astrit Lamaj, dëmi që i është bërë llogatitet mbi 300 mijë lekë të reja. Ai bën apel që autoritetet të jenë më të rrepta në punën e tyre, pasi grabitjet ja shtuar shumë dhe nuk ka siguri për ekonominë familjare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit