“Çmimi i ofruar për tokat është i ulët”, fierakët vijojnë protestën kundër shpronësimit

“Çmimi i ofruar për tokat është i…

Banorët në Mbrostar të Fierit kanë vijuar edhe këtë të martë qëndresën e tyre kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e spitalit të Fierit nga qeveria turke në tokat e tyre bujqësore.

“Abc News” raporton se banorët janë kundër një vendimi të tillë pasi çmimi që u është ofruar është shumë i ulët në krahasim me vlerën që toka e tyre merr si tokë truall dhe në varësi të zonës që ndodhet.

Sot pritet që në zonën e caktuar për ndërtimin e spitalit ku banorët vijojnë me qëndresën e tyre pritet që të shkojë dhe kryeministri Edi Rama.

Banorët kanë theksuar se toka bujqësore që u është ofruar nga bashkia për shpronësim ka një çmim të ulët në lidhje me çmimin e tokës për truall dhe për më tepër që kjo tokë tashmë ndodhet afër Byppass të Fierit dhe duket se ka një vlerë më të lartë.

Ndër të tjera banorët theksojnë se të paktën shpronësimi i pronës të bëhet me çmimin e tregut.

burimi: tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit