![Çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/uji-i-pijshem-650x365.jpg)
Qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave u është rritur çmimi i ujit. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare bëhet me dije se Komisioni Kombëtar Rregullator vendosi miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a.
Tashmë çmimi i ujit për familjarët do të jetë 60 lekë/m3 ujë nga 45 lekë/m3 që ishte vitin e kaluar. Për biznesin dhe klientët publikë që janë kryesisht institucionet tarifat e reja do të jenë 20 për qind më të larta pasi do ta paguajnë ujin me 120 lekë/m3.
Enti Rregullator i Ujit ka rritur edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë. Për biznesin dhe konsumatorët publikë tarifa e re është 28 lekë me një rritje 12 për qind nga ajo aktuale.
![](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/t1.jpg)
![](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/t2.jpg)
![](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/t2-1.jpg)