Çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë rritet nga 45 lekë m3 aktualisht, në 60 lekë/m3

Çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë…

Qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave u është rritur çmimi i ujit. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare bëhet me dije se Komisioni Kombëtar Rregullator vendosi miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a.

Tashmë çmimi i ujit për familjarët do të jetë 60 lekë/m3 ujë nga 45 lekë/m3 që ishte vitin e kaluar. Për biznesin dhe klientët publikë që janë kryesisht institucionet tarifat e reja do të jenë 20 për qind më të larta pasi do ta paguajnë ujin me 120 lekë/m3.

Enti Rregullator i Ujit ka rritur edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë. Për biznesin dhe konsumatorët publikë tarifa e re është 28 lekë me një rritje 12 për qind nga ajo aktuale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit