Çmimi “Rrënjët e Pulias”/ Kujt ia “vodhi” Edi Rama fitoren, krahasimi me “laureatët” e tjerë, kryeministri krah nigerianit dhe një 12-vjeçari

Çmimi “Rrënjët e Pulias”/ Kujt ia “vodhi”…

Në 6 mars, kur Edi Rama vizitoi Pulian, me rastin e 30 – vjetorit të eksodit të shqiptarëve, mori dhe një çmim. “Radice di Puglia”, (shqip ‘rrënjët e Pulias), iu dorëzua Kryeministrit nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, me një motivacion pak të çuditshëm në dukje: “një puljezi me kombësi shqiptare”.

Ky motivacion, tingëllon i çuditshëm në Shqipëri. Edi Rama nuk është njohur as është shquar ndonjëherë si simpatizant i Pulias, i Barit apo periferive. Nuk ka ndonjë shenjë në të shkuarën e Ramës, që ta lidhë me rajonin jugor të Italisë.

E vetmja lidhje është marrëdhënia miqësore e tij me Carlo Bollinon, një gazetar i njohur si në Puglia edhe në Shqipëri.

Po të shohësh edhe motivacionin, duket sikur çmimi i jepet një puljezi, jo një shqiptari. Rama quhej një puljez me kombësi shqiptare, edhe gjatë dorëzimit të çmimit, aq sa duket se çmimi është nisur për Bollinon, por ka përfunduar tek Rama.

Ky insistim i Presidentit të rajonit, mesa duket e ka burimin tek legjitimiteti i çmimit. Në këtë link https://www.ladolcevita.tv/premio-internazionale-radici-gli-emigrati-allestero-raccontano-la-puglia/, ku shpjegohet çfarë është çmimi “Radici” ndërkombëtar, thuhet : Çmimi ndërkombëtar “Radici”, është i destinuar për të gjithë qytetarët puliezë jashtë rajonit dhe jashtë vendit.

Qëllimi është që kjo punë të bëhet një gur kilometrik në historinë e emigracionit puliez dhe puliezëve jashtë kufijve rajonalë (por Brenda Italisë), dhe të Shoqatës Kombëtare “Italianët nëpër Botë”. Projekti mëton të jetë një mbledhje historish emigracioni të puliezëve në Botë, të treguara nga emigrantët që jetojnë jashtë, të ligjit me tokën e origjinës nga familjarë të afërm dhe të largët.

Pra siç duket, nga përshkrimi, çmimin e marrin vetëm shtetasit Italianë, me origjinë nga Pulia, që janë në emigracion. Edi Rama nuk është as shtetas Italian, as emigrant në Shqipëri.

Vërtetë zoti Rama ka qenë emigrant në Francë për një periudhë të shkurtër, por, që kur është kthyer, deri sot, nuk ka treguar ndonjë histori për Pulian.

Pasi kërkuam informacion në kabinetin e Presidentit të Rajonit të Pulias, por nuk morëm përgjigje, vendosëm të kërkojmë në rrjet për këtë çmim, që publikut shqiptar iu ofrua si nëj ngjarje e rëndësishme.

Përveç çmimit ndërkombëtar që u jepet vetëm shtetasve italianë që janë emigrantë jashtë vendit, çmimi rajonal, u jepet qyetatarëve të rajonit që japin një kontribut të vlefshëm social.

Nuk ka shumë informacion për laureatët e këtij çmimi, përveç 2 viteve të fundit. Ka 2 fitues, një 12 vjeçar, i quajtur Potito, që e ka marrë në 28 shtator 2019 dhe një Nigerian, Richard Iyere në 20 shkurt 2019. Fiks 2 vjet pas nigerianit dhe 1 vit e gjysmë pas 12 vjeçarit, ky çmim i jepet një Kryeministri. Nuk dihet pas kësaj, a fitoi Kryeministri nga çmimi apo çmimi nga Kryeministri, por ndryshimi mes Ramës, Potitos dhe Iyeres, është i qartë.

Ata të dy janë brenda rregullave të çmimit, 12- vjeçari pasi ishte aktivizuar për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa nigeriani për neutralizmin e një grabitësi. Vetëm Edi Rrama është jashtë rregullit, ai duket se ia ka rrëmbyer çmimin një Puliezi që ndodhet jashtë Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit