“Ç’na polli belaja”, Presidenca i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Bardhit

“Ç’na polli belaja”, Presidenca i përgjigjet “dhëmbë…

Deklaratës së sekretarit të Partisë Demokratike Gaz Bardhi I cili sulmoi Metën për takimin me Taulant Ballën për caktimin e datës për zgjedhjet e pjesshme lokale, në 6 bashki që janë pa kryetarë, ka reaguar menjëherë Presidenca.  “Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta.

Më herët, Bardhi u shpreh se nuk kishte asnjë habi për takimin e Metës me Ballën, duke thënë se trekëndëshi i Bermudës vazhdon takimet.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkroi në Tëitter Gazment Bardhi.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nësë në zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike do të marrë pjesë apo jo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit