
“Jeta politike vazhdon” kështu është përgjigjur Roland Bejko kur u pyet se çfarë do të ndodh nëse Partia Demokratike del forcë e tretë në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve lokale nuk ka ndonjë rëndësi të madhe edhe nëse PD mundet nga PS e PL.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se çfarë do që të ndodh në zgjedhjet e majit jeta politike e PD vazhdon, por do të jetë një reflektim për t’u pqërgatitur më mirë për zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2025.
Pjesë nga biseda
Armand Shkullaku: Nëse LSI, meqë thoni se Belindi është kandidat i LSI, merr më shumë vota se PD, ky është problem shumë i madh.
Roland Bejko: E ça pastaj? Jeta vazhdon! Sot je minorancë, nesër mazhorancë. Jeta politike vazhdon.
Armand Shkullaku: Zhvejku ka thënë, njeriu mund të bëjë çfarë të dojë por nuk ka lezet. Çfarë ndodh nëse PD del forcë e tretë?
Roland Bejko: E ça pastaj? Do të vazhdojë të punojë që në 2025 të dalë forcë e parë. Erdhi i zoti (Berisha) e ndau PD-në në 400 copa, kemi thënë zotëri mos u kthe se e ndave PD-në.
Armand Shkullaku: Basha dha dorëheqjen sepse në 6 mars PD doli forcë e tretë, pas “Shtëpia e Lirisë”, që nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë. Duhet të pranojmë faktin që Berisha është shumicë në atë parti.
Roland Bejko: Ai nuk është më në PD tani.