Ç'njerëzore/ Platforma online në SHBA prodhon bluza me afganët që bien nga avioni

Ç’njerëzore/ Platforma online në SHBA prodhon bluza…

Plaforma e blerjeve Etsy , me qendër në SHBA ka prodhuar bluza me fjalët “Kabul Skydiving Club”, që shfaqin momentin e rënies nga aeroplani transportues ushtarak C-17 i afganëve që përpiqen të largohen nga vendi pas pushtimit të Talebanëve në Afganistan.

Skenat e kaosit u panë të hënën e kaluar ndërsa mijëra njerëz që përpiqeshin të iknin nga Talebanët mbushën pistën e Aeroportit të Kabulit dhe u përpoqën të hipnin në aeroplanët ushtarakë që evakuuan qytetarët e vendeve perëndimore, përfshirë SHBA.

Në imazhe, u pa që dy persona ranë nga aeroplani ushtarak amerikan, dhe u njoftua se të paktën 7 persona vdiqën në ngjarje.

Nga ana tjetër, platforma tregtare me bazë në SHBA, Etsy ka ofruar bluza me silueta të njerëzve që bien nga një aeroplan transporti ushtarak C-17 dhe fjalët “Kabul Skydiving Club”.

Shitja e bluzës, e cila ka marrë një reagim në mediat sociale, po vazhdon ende në platformat online.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit