Coca Cola apo Heineken? Bonucci i “vë vulën”, kampionët i pijnë të dyja

Coca Cola apo Heineken? Bonucci i “vë…

Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci shënoi golin e barazimit për “azurrët”, golin nga pika e bardhë e penalltisë dhe u shpall “Njeriu i Ndeshjes”. Në konferencën për mediat Bonuccin piu birrën Heineken dhe Coca-Cola dhe tha: “Unë do të pi gjithçka sonte”.

Në këtë mënyrë Bonucci doli kundër shokut të tij te ekipi i Juventusit, Cristiano Ronaldo kur erdhi puna për të shijuar pijet e sponsorizuara nga Uefa në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Kapiteni i Portugalisë CR7 në një konferencë për shtyp hoqi shishet me Coca-Cola dhe u tha atyre që shikonin të ‘pinin ujë’. Ky veprim i. Ronaldos i dha një goditje të rëndë gjigandit t? pijeve me gaz pasi vlera e tyre ra me shifra marramendëse. 

Ylli i Italisë Manuel Locatelli më vonë ndoqi hapat e sulmuesit duke u hequr shishen me Coca-Cola të vendosur para tij. Por Bonucci, i cili ishte heroi i suksesit të Italisë në Euro 2020, shijoi një pije të gazuar dhe një birrë pas triumfit të paharrueshëm të ekipit të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit