Çoi 'gropë' pallatin dhe 2 persona në atë botë... lihet i lirë pronari lokalit “Baron's” në Durrës

Çoi ‘gropë’ pallatin dhe 2 persona në…

Qytetarët shqiptarë që janë duke menduar se drejtësuia në Shqipëri do të fuknsionojë, po presin “trenin e gabuar”.

Vetëm sot u dha një tjetër shembull se në këtë vend nuk ka drejtësi…

Artur Terziu, pronari i një bari me emrin “Baron’s” në Durrës, u la i lirë nga Gjykata e Durrësit, edhe pse ishte shkaktar për rrëzimin e një pallati nga ku humbën jetën dy qytetarë.

Ai ishte i akuzuar për ndërhyrje (hollim) në kolonat mbajtëse të pallatit që u shemb në tërmetin e 26 Nëntorit, duke shkaktuar vdekjen e dy banorëve.

Ai është lënë vetëm me masën “detyrim paraqitje” dhe akuza e shkaktimit të vdekjes është tërhequr.

Terziu tashmë akuzohet vetëm për “falsifikim dokumentesh” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Terziu e kishte ndërtuar lokalin e tij, në katin e parë të pallatit që u shemb dhe pikërisht për këtë, thuhej se, kishte dëmtime në kolonat e pallatit.

Terziu u vetë-dorëzua 8 muaj pas ngjarjes, ndërsa një ditë më parë doli në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë.

Vendimi për të u dha nga gjyqtari, Paulin Çera.

Ky i fundit, vendosi “detyrim paraqitje” edhe ndaj Arben e Dëshira Qatos, burrë e grua, pronarë dhe inxhinierë të hotelit “Vila Palma” tek Shkëmbi i Kavajë.

Ai u shemb nga tërmeti duke i marrë jetën babait të Arbenit.

Çifti nuk ndodhej në Gjykatë, pasi ata janë të shtruar në spital./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit