Çoi në SPAK Lefter Kokën, çfarë di Kryemadhi? Bën paralajmërimn: Janë të gjithë në provë

Çoi në SPAK Lefter Kokën, çfarë di…

Arrestimi nga SPAK i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ka sjellë edhe reagimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Ishte forca politike që ajo drejton, e cila e dërgoi në SPAK Kokën për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”. Kallëzimi kishte lidhje me inceneratorët.

Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi ndan fotot e kallëzimit që iu dërgua Prokurorisë dhe paralajmëron “Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”

Përmendim se, Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar sot nga Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit