Coli i “Debatikut”, aktori i madh që përfundoi shitës bulmeti

Coli i “Debatikut”, aktori i madh që…

Luan Laze

Një kujtim në shtëpinë e Shpëtim Zanit. Pak kohë më pas, sot një vit më pare, ai u nda nga jeta. Shkoja shpesh aty, sepse ai kishte kënaqësi të veçantë të rishikonte intervistën që pata realizuar në ekran me të, para 17 viteve, kur drejtoja emisionin, “Një kafe me Luanin”

– Ty të pëlqen filmi apo intervista? -e ngacmoja.
– Filmi të pëlqen ty, mua më pëlqen intervista, se e kam realizuar me djalin e lagjes time të vjetër. Pusho tashti se filloi, shyqyr që ma rregulloi Fabiani videon!

Tre herë, në kohë të ndryshme, isha i detyruar të shikoja intervistën time me Shpëtim Zanin, Colin e famshëm të “Debatikut”.
Në atë film ai luajti vetveten. Ashtu ishte Shpëtimi i vogël. Dhe ashtu mbeti tërë jetën e tij. Çapkën, i dashur e me humor. Por edhe më vonë, një bashkëshort, prind dhe gjysh shumeë i dashur.

Në kohën e xhirimeve të filmit, njëri nga fëmijët që i shkon pas, kur ai ishte duke shëtitur mbi kalë, e i thoteë ” O Coli, do na bësh edhe ne një xhiro? Pikërisht ai, Gimi, është futur aty me kërkesë të Shpëtimit, sepse e kishte shumë shok lagje dhe shkolle.

Dhe regjisori Hysen Hakani ja plotësoj dëshirën. Më vonë ai do ishte shofer në Komunale ku ndante drutë në shtëpitë e qyetarëve, ndërsa shoku i tij, heroi i filmit “Debatik” Coli, do mbetej shitës fruta –perime dhe bulmeti, se bashku më të ndjerën, shoqen e tij të jetës, Bukurien.

Ne lagjet ku kane tregtuar ata, degjoje shpesh te thuhej: -Djathin, gjalpin e gjizen, i bleva te dyqani i Colit. Ashtu do njihej tërë jetën. Edhe kur mbylli sytë përgjithmonë, aty në shtëpinë e tij, pranë gjimnazit “Partizani”, dëgjojë shprehje plot dhimbje:
-E more vesh, ka vdekur Coli i Debatikut!

Sa të rrojë arti i kinemasë, aq kohë, do rrojë e kujtohet artisti i parë shqiptar, në rolin e një fëmijë të pjekur nga mjerimi. Gavroshi i kinemasë tonë. Coli, i Shpëtim Zanit!

Kjo foto u realizua nga nipi i tij, Fabian Duro, zhongleri i njohur i topit që performon sot në stadiumet, sheshet dhe takimet ndërkombëtare të këtij zhanri, në gjithë Europën./Fjala.al

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit