Copëtimi i Kosovës/ Avokati Goxhaj: Ju tregoj përse dështoi projekti i Sorosit për ndarjen...

Copëtimi i Kosovës/ Avokati Goxhaj: Ju tregoj…

Projekti mes Ramës, Viçiçit dhe Thaçit i sponsorizuar me gjasë nga “Axhenda Soros”, për ndarjen dhe shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, është dekonspiruar tashmë.

Përfaqësuesi ligjor i “Lëvizjes për Shqipërinë”, Avokati Altin Goxhaj, e konsideron si të dështuar këtë plan “ogurzi”, i cili sipas tij synonte copëtimin e gjithë kauzës shqiptare.

Sipas Avokatit Goxhaj, në SHBA, Presidenti Donald Trump ka hartuar një plan të ri dhe mjaftë të favorshëm, që synon stabilitetin përfundimtar të Rajonit të Ballkanit dhe njohjen e Kosovës edhe nga Serbia.

Në një analizë të gjatë dhe të detajuar, Avokati Goxhaj, është munduar që të qartësojë dhe të hedhë dritë, sidomos tek plani opskurantist i “Axhendës Soros” për copëtimin e Kosovës.

Plan që sipas Avokatit Goxhaj, gjeti dakordësinë mes Ramës, Vuçiçit, Thaçit dhe ish-këshilltarit Bollton, tashmë të shkarkuar nga detyra.

Ja analiza e plotë e Përfaqësuesit ligjor të “Lëvizjes për Shqipërinë”, Avokatit Altin Goxhaj:

“E VËRTETA E PATHËNË DHE E DEFORMUAR, DHE DËSHTIMI I PROJEKTIT SOROS (DHE JO TRUMP) PËR COPËTIMIN E KOSOVËS

Nga Avokati Altin Goxhaj

Bashkëthemelues i Koalicioni Për Shqipërinë

PJESA E PARË

SI ERDHI IDEA DHE REALIZIMI I PROJEKTIT SOROS PËR COPËTIMIN E KOSOVËS NË FAVOR TË SERBISË 2016-2019

???????????

1️⃣ IDEJA

???????????

? PSE SOROS I DUHEJ TË COPËTONTE KOSOVËN DHE T’JA JEPTE SERBISË?!

Fondacionit Soros,

? pas fitores dhe bllokadës së administratës së Trump për fondacionet e tij kudo në botë,

? rritjes së ndërgjegjësimit të forcave sovraniste për rrezikun e influencës së Soros kudo në Europë,

? të shpalljes i padëshiuar kudo ka qeveri sovraniste si në Moskë, Ankara, Pekin, Teheran, Tel Aviv, etj., etj si dhe

? të përzienies nga Hungaria,

i duhej të mendonte seriozisht për një Kryeqytet të Fondacionit Soros për 100 vitet që vijnë!

➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖

? PSE BEOGRADI?

E kush më mirë se Beogradi mund të ishte Kryeqyteti më i sigurtë në botë?

Beogradi ka një status diplomatik unik në botë (trashëgimi e kohës së Jugosllavisë së Titos si Kryeqytet lider i Aleancës së Vendeve të Painkuadruara) pasi është i afërt njëkohësisht me të gjithë kryqytetet e botës:

sa me Parisin dhe me Ankaranë,

sa me Londrën dhe me Moskën,

sa me Berlinin dhe Tel Avivin,

sa me Pekinin dhe me Riadin dhe Pekinin,

sa me Havanën dhe me Teheranin,

sa me Tokion dhe me New Dehlin,

sa me Kajron dhe me Palestinën!

Me Washingtonin prej 1999 Beogradi mbetej në status problematik dhe i pasigurtë.

Pra kudo (përveç Washningtonit) ku e duan dhe nuk e duan Sorosin, Beogradi ka një status të veçantë diplomatik, ideal për Kryeqytetin e Soros tani që e ardhmja e vendosjes së tij në prag të vdekjes së themeluesit George Soros është emergjencë për jetë a vdekje për Perandorinë Soros pasi trashëgimtari Aleks Soros është një person i rëndomtë që i mungojnë si aftësitë dhe përgatitja e të jatit për më tepër që e ka mëndjen 24 orë te hallet e tij seksualE.

? SI MUND TA FITONTE SOROS BEOGRADIN?

Që ta fitonte Beogradin, shtëpinë e re në këtë martesë të Qendrës së Fondacioneve Soros i duhej një “pajë e mirë dhe dinjitare”, por edhe të veëmjaftueshme që të plotësonte në mënyrë autentike interesin dhe fitonte besueshmërinë 100 vjeçare të Beogradit!

[Nuk mund të neglizhojmë faktin se Beogradi është një Kryeqytet mirënjohës ndaj miqve të vet dhe për këtë mjafton të kujtojmë nderimin e përvitshëm 100 vjeçar që vazhdojnë ti bëjnë Esad Pashë Toptanit për shërbimet e tij të vyera]

Dhe nëse flasim për pajë, për prikë në një martesë gjeopolitike afatgjatë, ku kishte më dmth se një pjesë të territorit të Kosovës???

Dhe nga ana tjetër ku kishte kandidat më të shkëlqyer për “martesë” po të kemi parasysh influencën globale të Perandorisë Soros në Establishmentin Global dhe kjo ishte Bonus që nuk mund të refuzohej nga asnjë ndryshim pushteti në perspektivën 100 vjeçare të Beogradit?

???????????

2️⃣ PSE SOROS E KISHTE MUNDËSINË TË BESONTE SE MUND TA REALIZONTE PLANIN E VET PËR COPËTIMIN E KOSOVËS NË FAVOR TË SERBISË?

???????????

FAKTORËT, LOJTARËT, FUSHËBETEJA:

? TIRANA SI QENDRA E OPERACIONIT..

Sepse Soros kishte një Qeveri dhe një Opozitë në Tiranë (me influencë të fortë në Kosovë), nën kontroll të plotë, gjithë sistemin politik, ekonomik, sociaë dhe kulturor të Shqipërisë të kapura nga pjellat e veta në çdo hierarki në kuadër të Establishmentit Politik i angazhuar në realizimin e verbër të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

? PRISHTINA SI TROJA KISHTE NEVOJË PËR KALË TROJE..

Në Kosovë kishte një rrjet të fuqishëm por ndryshe nga Tirana, spse për shkak të konkurencës me shërbimet e tjera sekrete si ato të SHBA, Gjermanisë, Serbisë, Rusisë, Turqisë, etk si dhe diversifikimit të mbështetjes ndërkombëtare në dhjetra networke si ambasada, seli ndërkombëtare apo rrjete sponsporizuese ndërkombëtare, influenca e Soros nuk ishte ende dominante pasi pjellat e veta ende nuk mund të kishin pozita dominante kontrolli si në Tiranë!

? PROÇESI I BERLINIT APO JUGOSLLAVIA E RE..

Proçesi i Berlinit ishte një Axhendë Globaliste e mbështetur edhe nga Obama (në kuadër të axhendës së tij për dorëzimin e plotë të Ballkanit në duart e Gjermanisë dhe largimit të influencës ushtarake amerikane nga Ballkani duke i lënë dorë të lirë edhe Rusisë) në favor të aleancës së establishmentit globalist me Merkel dhe dhe specifikisht me Establishmentin e BE e cila synonte krijimin e një Jugosllavie të re de facto që ishte në fakt një vrimë e zezë për interesat shqiptare në rajon.

Proçesi ecte ngadalë duke stabilizuar fuziqimin e establishmentit globalist në vendet e Ballkanit Perëndimor.

? ALEANCA E RE ANTIAMERIKANE E SOROS ME BERLININ DHE BE PAS FITORES SË TRUMP..

Pas fitores së Trump, Soros zhvendosi dhe ofroi të gjithë asetet e tij në Ballkanin Perëndimor të investuara me paratë dhe mbështetjen e amerikanëve në 30 vjet duke ia ofruar Berlinit i cili e shpërbleu pa kufi si në përplasjen e tij me Qeverinë sovraniste të Orban ashtu edhe me fondet e të gjithë taksapaguesve të BE!

? DËSHTIMI I USHTRISË SË RE EUROPIANE DHE FILLIMI I TATËPJETËS SË MERKEL..

Në konsensusin amerikano-europian të kohës së Obamës por jo të Britanisë, ishte projektuar nga Berlini dhe Parisi krijimi i Ushtrisë së Re Europiane të BEsë, e cila pas BRExit (Britania ishte pengesa kryesore) u rivu si projekt në tavolinë me ndihmën e Administratës Obama. Por ardhja e Trump nën influencën e fortë të Pentagonit si kundërshtar i fortë i këtij projekti, i detyroi nën presion si Gjermaninë dhe Francën të shpejtonin proçedurat për ta vendosur Trump para faktit të kryer.

Gjithshka u shemb në një ditë kur Europa u përball me skandalin e paqartë të spiunëve rus në Britani kur u kuptua nga gjithë opinioni europian se aventura gjermano-franceze për një ushtri europiane ishte një idiotësi pasi e vetmja mundësi që ka Europa për tu përballur me Ariun Rus është Elefanti Amerikan dhe s’mund të jetë Brukseli si Shtab Lufte por veç Pentagoni!

Përpjekja e dëshpëruar e Merkel dhe Macron për të ringjallur Ushtrinë Europiane në Nëntor 2018 ka patur vetëm mbështetje të vakët brenda BEsë por shumë inkurajuese nga ana e Putin e cila e ëndërron dobësimin e NATOs si armiku i vetëm që e bën të flasë me vete Rusinë. Haptas SHBA dhe Britania e kanë treguar oponencën e tyre dhe kjo do të thotë edhe oponencën e të gjithë vendeve të BEsë që janë nën influencën ushtarake amerikane (sdms vendet e Euorpës Lindore që e dinë fuqinë e Rusisë). Por dështimi i Projektit të Ushtrisë Europiane ishte edhe fillimi i rënies së Merkel dhe për pasojë edhe e influencës së saj jo vetëm në Europë por edhe në Ballkan si zona më nevralgjike brenda projektit europian ku përplasen edhe interesat ushtarake dhe gjeopolitike të Europës, Rusisë dhe Amerikës, përfshi edhe influenca ushtarake ruse në Serbi.

? FILLIMI I TATËPJETËS SË PROÇESIT TË BERLINIT DHE JUGOSLLAVISË SË RE DERI NË MARS 2018..

Por kjo strategji shah-mat e administratës Trump që po rrëzonte influencën gjermane në Ballkan, u shoqërua edhe me fundin e Proçesit të Berlinit në Kosovë kur në Mars 2018 Haradinaj prodhoi skandalin e qëllimshëm me arrestimin e Ministrit Serb Marko Gjuriç ku vetë Ambasadori Kossnet i SHBA deklaroi fundin e dialogut Serbi-Kosovë, gut themeli në suksesin apo dështimin e Proçesit të Berlinit dhe krijimit të Jugosllavisë së Re. I gjithi ishte një operacion amerikan që u konkludua me sukses në Mars 2018.

Në fakt ky ishte dhe fillimi i të tatëpjetës së Merkel pasi projekti i saj për Ballkanin ishte gur themeli i arsyes së saj për të vazhduar bashkëqeverisjen me socialdemokratët dhe kalërimin gjerman të BE.

? NJË ASET ANTISHQIPTAR SI JOHN BOLTON..

Në kulmin e këtyre ngjarjeve, në Washington kishte një aset unik dhe të jashtëzakonshëm por të fjetur: një antishqiptar të betuar dhe të njohur si John Bolton, në luftë me administratën Clinton në kohën e bombardimeve në ishJugosllavi në 1999, dhe i dorëhequr nga administrata Bush në 2006 dhe kundërshtar i ashpër pavarësisë së Kosovës në 2007 kur u vendos nga Bush dhe në 2008 kur u realizua!

John Bolton u emërua nga Trump si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pikërisht në Prill 2018 për shkak të kompetencës së tij për çështje prioritare si Pekini, Pheniani, Teherani dhe Moska, çështje me interes primar!

Ndërsa deri në atë moment Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis (i etiketuar në koridore si Mad Dog) ishte një faktor mbrojtës i axhendës shqiptare në rajon (dhe sipas shumë burimeve Kryeministri Haradinaj luante në një territor të sigurtë të mbikqyrur direkt nga Jim Mattis i cili e kishte shprehur hapur simpatinë e tij ushtarake për shqiptarët), ardhja e Bolton ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.

? AKTORËT NDËRKOMBËTARË TË ESTABLISHMENTIT SOROS DO TË GARANTONIN FUSHË TË LIRË..

I gjithë rrjeti i dukshëm dhe underground i Soros në botë do të garantonte efektin amortizues të reaksionit nëse do të kishte rezistencë. Që nga Brukseli ku personazhe si Mogherini dhe gjithë hierarkia e Komisionit Europian ishin nën kontrollin e plotë të Soros ishin garanci për kapërcimin e pengesave nga qeveritë kombëtare të vendeve të BE. Po ashtu edhe aktorët e Soros do të jepnin garanci.

? AKTORËT TË TJERË NDËRKOMBËTARË QË KISHIN INFLUENCË NË KOSOVË DHE SERBI POR ISHIN JASHTË INFLUENCËS SË SOROS, MADJE DHE KUNDËR..

Putin fitonte argumenta për preçedentin e Krimesë, ndërsa Xi i Kinës përfitonte një Serbi më të fortë në rajon për të cilën kishte derdhur gjak spiunësh ushtarak kinez në Ambasadën Kineze në Beograd në bombardimet e 1999. Grekët s’mund të kundërshtonin interesat serbe mjafton të zgjidhej problemi i saj me Maqedoninë. Erdogan nuk humbiste gjë, përkundrazi, përderisa evlatët e tij në Tiranë, Prishtinë ishin ok, mund t’ja shiste si dhuratë pa kosto Beogradit konsensusin e tij.

???????????

3️⃣ AKTORËT E PROJEKTIT SOROS PËR COPËTIMIN E KOSOVËS (DASMORËT E MARTESËS SOROS-BEOGRAD)

???????????

? NUSJA NË MARTESËN SOROS-BEOGRAD:

Aleks Soros, i biri i George Soros, trashëgimtari i Fondacioneve Soros pas vdekjes së babait. Duhet të joshte Vuçiçin dhe Thaçin dhe të siguronte konsnesus ndërkombëtar.

? SEKSERI (KODOSHI I ÇIFTËZIMIT SOROS-BEOGRAD):

Një marëveshje për copëtimin e Kosovës kërkonte marëveshjen midis 2 Qeverive pa pengesa nga Parlamentet përkatëse. Për këtë duhej që 2 Presidentët dhe 2 Kryeministrat të ishin dakort. Soros nuk kishte akses besimi as te njëri dhe as te tjetri. Për klëtë arsye i duhej një sekser i gatshëm për çdo “sakrificë” interesash gjeopolitik dmth i paskrupullt që kishte influencë si në Beograd dhe në Prishtinë por edhe në Ankara dhe Greqi. Besoj të gjithë e dini se kush mund të ishte ky! Edi Rama!

? KUISLINGU:

Besoj e kuptoni që ishte Hashim Thaçi. Një person i dyshimtë dhe me shumë njolla por edhe dosje. Rama kishte lidhje të ngushta underground përfshirë edhe favore korruptive por edhe besimin e duhur për të garantuar mbështetje ndërkombëtare për të garantuar realizimin e Axhendës Soros.

? DHËNDRI NË MARTESËN SOROS-BEOGRAD:

Vuçiç, një personazh i përzier drejtpërdrejtë në krimet e Luftës në ishJugosllavi por i preferuar i Berlinit, Parisit, Ankarasë, Pekinit dhe Moskës.

???????????

4️⃣ NEGOCIATAT

???????????

? 2017 SOROS – RAMA – VUÇIÇ – THAÇI

Alex angazhon Ramën për të bindur Thaçin dhe Vuçiçin se Soros mund ta garantonte Marëveshjen. Kjo do të realizohej përgjatë fazave së mbetura të Proçesit të Berlinit në 2017 dhe me ndihmën e Batonit koordinimi dhe dakortësia është e shpejtë. Vuçiç zgjedh kryeministre një aktiviste lesbike pjesë të networkut Soros. Por në Kosovë zgjidhet Kryeministër Ramush Haradinaj me konsnesus amerikan (i mbështetur direkt nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis) por jo me konsensusin europian dhe turk, një kockë e fortë si Haradinaj që duhej të përpunohej nga Rama dhe Soros sepse Thaçi nuk e kontrollonte dot.

? 2017-2018 RAMA – THAÇI – VUÇIÇ – ERDOGAN – ERDOGAN

Rama pasi bind Thaçin dhe Vuçiçin se mund t’ja dalin, kërkojnë të marrin konsensus nga Moska dhe Ankaraja.

? 2017-2018 SOROS – BE

Soros i jati dhe i biri intensifikojnë takimet në establishmentin politik të BE për të siguruar mbështetje për Projektin Soros të copëtimit të Kosovës në favor të Serbisë. Soros rrit mbështetjen për Proçesin e Berlinit dhe garanton Gjermaninë se i gjithë networku Soros në Ballkan i ngritur me mbështetjen amerikane do të ishte një aset 100% antiamerikan (antitrump) dhe ProGjerman dhe do të bënte çmos për të reduktuar influencën amerikane në rajon.

? 2017 RAMA-BOLTON

Rama dhe Soros lobuan që në 2017 me John Bolton për të rikthyer në vëmendjen e tij Kosovën dhe për ti paraqitur Projektin Soros për copëtimin e Kosovës. Për të negociuar këtë u përdor interesi i tij për muxhahedinët në konfliktin me Iranin. Kjo ishte edhe arsyeja pse John Bolton kur u pyet si “njeriu i besuar i Trump që mund të ishte Sekretar Shteti” në intervistën e porositur nga Soros me gazetarin e tij Sokol Balla të publikuar në 21 Mars 2017 se a ekziston ndonjë konspiracion i Soros në Ballkan, ai u shpreh haptas në mbrojtje të tezës soros se këto janë teori konspirative të pabaza. Rama i garantoi Boltonit gadishmërinë e tij (dhe mbështetjen e plotë të Soros për këtë) për çdo axhendë përdorimi të Shqipërisë në përplasjet me Iranin.

Këtu është edhe intervista e tij: https://youtu.be/QRxXM1Rj6vA

? 2018 RAMA-SOROS-HARADINAJ-KURTI-THAÇI

Intensifikohet takimet për konsensus midis Ramës dhe Soros për të bindur Haradinajn si pengesa kryesore në Kosovë. Në takimet e Aleks Soros dhe zyrtarëve të Fondacionit me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Shpend Ahmetin dhe Veton Soros Surroin bien dakort që si Kurti dhe Vjosa të heshtin për rolin e Fondacionit Soros dhe të Ramës në këtë çështje dhe ta trajtojnë si një ide ekskluzive të Thaçit, Vuçiç dhe administratës amerikane duke iu referuar Boltonit si i ngarkuari i Trump për këtë çështje. Ndërsa Veton Soros Surroi i duhet të bëjë propagandë se Soros nuk është i përfshirë. Në fillim të Korrikut 2018, Fondacioni Soros i dorëzon zyrtarisht por për përdorim sekret Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit Projektin e Fondacionit Soros për copëtimin e Kosovës dhe ata e mbajtën sekretin deri sa Albini në Prill 2019 i pyetur nga gazetari Ardian Krasta (i informuar për këtë) detyrua ta pranojë që kishte marrë në 2018 një projekt nga një Fondacion i Shoqërisë së Hapur (nuk e përmendi emrin e plotë Soros) por nuk e komentoi më tej dhe nuk tregoi se pse nuk reagoi asnjëherë ndaj rolit të Soros dhe çfarë kishin biseduar në takime me Aleks Soros. Vjosa s’ka dhënë asnjë shpjegim për këtë.

? PRILL 2018 SOROS-RAMA-BOLTON-THAÇI-VUÇIÇ

Bolton emërohet si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe fut në Axhendë Projektin Soros duke i dhënë OK personale por jo zyrtare fillimit zyrtar të bisedimeve sekrete për copëtimin e Kosovës. Kujtojmë se Bolton nuk ka kompetencë dhe autoritet për asnjë vendim! Ai ishte thjesht këshilltar dhe qartas OK i tij ishte veprim informal dhe aspak zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

? USHTRIA AMERIKANE NËPËRMJET NJË PRETEKSTI (TË SAJUAR) NGRE ALARMIN NË KOSOVË PËR COPËTIMIN E KOSOVË

Në kulmin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Soros dhe adjutanti i tij Edi Rama dhe sekretarinë e Baton, shpërthen një përplasje artificiale për gjoja kapje të pikave nevralgjike të Kosovës nga serbët. E gjitha dukej qartë si inskenim i ushtrisë amerikane për të goditur marëveshjen sekrete. Alarmi jepet në Fax News TV në javën e fundit të Korrikut nga Znj. Edit Harxhi, ishZvMinistre e Jashtme dhe drejtuese e një think tank gjeopolitik shqiptaro-amerikan, e cila njihet për lidhje të ngushta me faktorë dhe aktorë amerikanë në rajon dhe SHBA sdms në fushën e sigurisë.

? ZBULOHET PROJEKTI SOROS

Avokati Altin Goxhaj në emër të Levizja AntiSoros, denoncon në Fax News TV Dosjen Soros dhe rolin e vetë Soros dhe Ramës në Marëveshjen për Copëtimin e Kosovës si prikë për martesën e re të Soros me Beogradin. Mediat e establishmentit reagojnë duke organizuar çensurë absolute por lajmi përhapet dhe në internet videot dhe dokumentat përhapen me shpejtësi. Tashmë drita ybërthen gjithë skemën.

???????????

➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖

???????????

Vijon:

PJESA E DYTË

Dështimi i Projektit Soros për Copëtimin e Kosovës dhe rënia e Bolton.

Formati i ri i Marëveshjes dhe reagimi sabotues i Soros dhe Establishmentit kundër një Marëveshje pa Soros dhe pa copëtim kufijsh”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit