COVID-19/ 11 në terapi intensive te Infektivi, gjendja shëndetësore e të sëmurëve...

COVID-19/ 11 në terapi intensive te Infektivi,…

Spitali Infektiv në Tiranë është dhe qendra kryesore ku po trajnohen pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Aktualisht në këtë spital, janë të shtruar 89 pacientë të sëmurë me koronavrisu.

Ndërkohë në krahasim me një ditë më parë kemi një rritje në numrit të pacientëve në terapi intensive nga 8 në 11 këtë të dielë.

ISHP bën me dije se, një nga pacientët e shtruar ndodhet në terapi intensive.

“Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në Spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër.

Me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital.

11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde“,- thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 20 qytetarë.

Kjo e çon në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, ndërsa vijojn ëtë jenë aktivë me Covid 1160 qytetarë.

Këtë të dielë në vendin tonë janë konfirmuar 74 raste të reja me Covid-19 dhe 2 humbje jete./Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…

COVID-19/ Infeksionisti Kalo u bën apel sidomos të rinjve: Bëni kujdes…

Lexoni edhe…

COVID-19/ MSH: 74 raste të reja dhe 2 humbje jete në vend, 24 orët e fundit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit