COVID-19/ Austria ka vendosur si masë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve

COVID-19/ Austria ka vendosur si masë të…

Qeveria e Austrisë ka vendosur si masë detyruese mbajtjen e maskës brenda dyqaneve dhe në disa vende të tjera të mbyllura.

Kjo masë vjen pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Kurz tha:

“Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri.”

Në këtë vend të Bashkimit Evropian aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës në transport publik dhe në farmaci.

Deri më tani në Austri janë raportuar rreth 20,000 raste me COVID-19 dhe 710 vdekje.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit