Covid-19/ BE merr masa kundër informacioneve të rreme

Covid-19/ BE merr masa kundër informacioneve të…

Brukseli zbuloi sot masat e destinuara për të luftuar kundër dezinformimit lidhur me koronavirusin, duke iu kërkuar gjigantëve të internetit që të japin llogari dhe të denoncojnë fushatat nga Rusia dhe Kina.

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, e ngarkuar për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova, do të paraqesin në mesditë këtë plan, që promovon gjithashtu rolin e kontrolluesve të fakteve si dhe pluralizmin dhe pavarësinë e medieve.

Këto masa janë pjesë e “Planit të Veprimit për Demokracinë Europiane” dhe të “Aktit të Shërbimeve Digjitale”, që kanë për qëllim rregullimin më të mirë të gjigantëve të teknologjisë, që do të paraqiten deri në fund të vitit nga ekzekutivi europian.

/Marrë nga Koha/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit