Covid-19/ Bie ndjeshëm çmimi i gjelit të detit, tregtarët në Berat ankohen për mungesën e blerësve

Covid-19/ Bie ndjeshëm çmimi i gjelit të…

Çmimi i gjelit të detit ka rënë këtë vit dhe shkak është bërë pandemia.  Gjeli, i cili konsumohet më së shumti në festat e fundvitit ka pësuar shumë rënie. Njëjtë ka ndodhur dhe me çmimet e fruta perimeve.

Si duket, pandemia ka rënduar edhe në xhepat e qytetarëve të Beratit. Çmimi në treg i këtij shpendi shkon në 4 mijë lek të vjetra për kilogram e ndërsa pula e detit shitet me 5 mijë lek të vjetra ndërkohë që vitin që shkoi ishte 7 mijë.

Tregtarët shprehen se tregu, në krahasim me vitin e kaluar, ka pësuar shumë rënie. Ata u bëjnë thirrje të gjithëve qytetarëve nga rrethet që të vijnë në Berat për të blerë gjelin e detit sepse është me një çmim simbolik dhe “bio.”/Dosja/al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit