Covid-19/ Britania e Madhe lehtëson masat e izolimit nga koronavirusi

Covid-19/ Britania e Madhe lehtëson masat e…

Që nga dita e sotme, në Mbretërinë e Bashkuar janë lehtësuar të tjera masa të ndërmarra për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, p.sh. rihapja e aktiviteteve tregtare jo thelbësore, por gjithashtu do të jetë e detyrueshme të mbahen maskat në transportin publik.

Përkundër faktit se Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tani ka rekomanduar mbajtjen e maskave kudo, ende qëndron i ndezur debati për efektshmërinë e maskave.

Disa argumentojnë se përdorimi i zgjatur i maskave mund të shkaktojë infeksione bakteriale, të tilla si MRSA (infeksion stafilokoksik).

Trish Greenhalgh, Profesor i shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor në Universitetin e Oksfordit, thotë se “Duke mbajtur maska, ne statistikisht do të kemi sukses për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit në mesin e popullatës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit