COVID-19/ Çfarë po ndodh te Infektivi?! Tre humbin jetën brenda një dite...

COVID-19/ Çfarë po ndodh te Infektivi?! Tre…

Sot brenda një dite tre persona të sëmurë kanë ndërruar jetën në Spitalin Infektiv nga koronavirusi.

Pas dy rasteve të paradites, një tretër pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19.

Ai ka nëruar jetë, me gjithë asistencën e madhe mjekësore.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Po sot, gjatë paradites humbën jetën edhe dy të prekur të tjerë me COVID 19, një 70- vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana.

Dy viktimat, kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese sipas Doktoreshë, Rovena Daja./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit