Covid-19/ Dy gra humbin jetën tek 'Infektivi', rritet numri i të intubuarve

Covid-19/ Dy gra humbin jetën tek ‘Infektivi’,…

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë shënuar dy viktima nga Covid-19. Sipas një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për dy gra, përkatësisht 58 dhe 59 vjeç.

Gjithashtu, kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 68 raste të reja të infektuar me Covid-19.

“Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirus në Spitalin ‘Infektiv’, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid-19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

Situata në Spitalin ‘Infektiv’ paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”, – thotë Ministria e Shëndetësisë. /GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Vijojnë shifrat e larta/ 68 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit