Covid-19/ Edhe Bosnje-Hercegovina i vë drynin futbollit, Sarejava shpallet kampion

Covid-19/ Edhe Bosnje-Hercegovina i vë drynin futbollit,…

Bosnje-Hercegovina i ka dhënë fund sezonit duke vendosur që ekipet të mos zbresin më në fushën e lojës. Shteti ballkanik, që ka shënuar 157 viktima nga Covid-19 dhe më pak se 2500 të infektuar, ka vendosur që të vulosë sezonin dhe të shpallë verdiktet, duke i dhënë titullin e shtatë në histori FK Sarajevës, ndonëse kishin mbetur dhe 11 javë për t’u luajtur.

Mediat boshnjake raportojë se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Boshnjake të Futbollit kishin vendosur për të mbyllur para kohe si kampionatin ashtu edhe kupën. Klasifikimi u ngri në pozitat që skuadrat kishin në muajin mars para pezullimit të aktivitetit. Sarejava u shpall kampione pas kishte grumbulluar 45 pikë në 22 ndeshje. Zheljezniçari, që u rendit i dyti me tre pikë më pak, Zrinjski Mostar dhe Banja Luka do të shkojë në Europa League, ndërsa çelik i Zenicës dhe Zvijezda kanë rënë nga kategoria, për ekipin nga Zenica kjo është rënia e parë në histori.

Vendimi erdhi pasi Ministria e Shëndetësië e Republika Srpskas vendosi se nuk mund të luhet futboll në zonat e prekura nga Covid-19 të paktën deri më 1 korrik, teksa një nga çështjet më të diskutuara ishte mundësia e klubeve për të respektuar në maksimum protokollin shëndetësor, ndonëse më herët qeveria e këtij vendi ishte shprehur se sporti mund të rifillonte.

Bosnja bëhet vendi i pestë pas Belgjikës, Holandës, Francës dhe Skocisë që mbyll para kohe sezonin.

/Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit