COVID-19/ Eksperti: Pandemia tjetër mund të jetë 100 herë më...

COVID-19/ Eksperti: Pandemia tjetër mund të jetë…

Ende pa shpëtuar nga “dara” e koronavirusit, bota po flet per pandemi të reja që mund ta godasin njërëzimin. Sipas shumë studiuesve ato mund të jenë shumë më të frishkshme se sa COVID-19, prandaj edhe pasojat që mund të shkaktojnë do të jenë më fatale.

Eksperti i lartë amerikan, Dr Michael Herschel Greger, paralajmëron se pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i koronavirusit.

Sipas ekspertit amerikan, përkundër vendeve që kalojnë kulmin e krizës Covid-19, më e keqja mund të mos ketë ardhur ende.

Sipas “The Sun”, ai thotë se, fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat mbahen afër kontaktit me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë pandeminë tjetër.

Dr Greger beson se, një pandemi tjetër vdekjeprurëse, mbase “100 herë më agresive kur të vijë”, mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy.

Ai thotë më tej se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.

“Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurës”,- tha ai.

“Përveç kësaj, kultivimi intensiv i kafshëve kërkon përdorimin e gjerë të antibiotikëve, i cili ka kontribuar në një rritje dramatike të numrit të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve që prekin njerëzit.

Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë”,-shtoi ai mes të tjerash.

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit