COVID-19 është edhe në Kategorinë Superiore, infektohet futbollisti i Bylisit

COVID-19 është edhe në Kategorinë Superiore, infektohet…

Ka rezultuar një person i prekur nga COVID-19 në Superiore.

Raportohet nga “Procesi Sportiv” se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu mësohet se virusin e ka marrë në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit e ndërkohë, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”.

Por, te Bylisi është vetëm një futbollist i cili është shkodran dhe mund të jetë ai i infektuari, fjala është për Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se është ai me COVID-19.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit