COVID-19/ Gjermania zeron humbjet e jetëve 24 orët e fundit, regjistrohen 305 raste të reja

COVID-19/ Gjermania zeron humbjet e jetëve 24…

Gjermania duket se e ka më në kontroll nga shumë shtete të tjera pandeminë.

Lajme të mira vijnë nga ky shtet, ku në 24 orë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Instituti gjerman për sëmundjet ngjitëse “Robert Koch” deklaroi se 305 raste janë shënuar me COVID-19.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 205,269, shkruan “The Guardian”.

Kujtojmë se, Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë.

Por ky shtet, ka më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit