Covid-19 gjunjëzon botën, kompania Amazon shpërndan 500 milionë dollarë shpërbllim për punonjësit

Covid-19 gjunjëzon botën, kompania Amazon shpërndan 500…

Amazon.com theksoi se do të shpenzojë më shumë se 500 milionë dollarë si shpërblime për punonjësit e saj, të cilët po punojnë gjatë sezonit të festave mes situatës së vështirë nga pandemisë COVID-19 në ShBA.

“Stafi i operacioneve me kohë të plotë në Shtetet e Bashkuara të cilët janë të punësuar në Amazon nga 1 dhjetor deri më 31 dhjetor do të marrin një bonus prej $ 300, ndërsa ata me kohë të pjesshme do të marrin 150 $”,- tha kompania në një postim në rrjetet sociale.

Disa shitës me pakicë, përfshirë Walmart Inc dhe Home Depot Inc, kanë shpenzuar miliona dollarë në formë shpërblimi për të kompensuar të gjithë punonjësit që kanë furnizuar klientët e Amazon-it, i cili ka pasur një trend rritës në blerjet në internet gjatë pandemisë.

Në një raund të mëparshëm të shpërblimeve në muajin qershor, Amazon shpenzoi 500 milion dollarë në pagesa një herë për punonjësit e linjës së parë dhe partnerët.

Shitësi më i madh online në botë është përballur me vëzhgim intensiv nga ligjvënësit dhe sindikatat amerikane nëse po bën sa duhet për të mbrojtur stafin nga koronavirusi./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit