COVID-19 goditi ekonominë, Sejko: Nga pandemia u shkurtuan 17 mijë vende pune

COVID-19 goditi ekonominë, Sejko: Nga pandemia u…

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një “grusht” të fortë në stomak ekonomisë shqiptare, duke lënë pa punë plot 17 mijë persona.

Konstatimin e ka bërë Banka e Shqipërisë në raportin më të fundit të saj, mbi situatën makro-ekonomike në vend.

Sipas Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, pandemia e koronavirusit e ka goditur ekonominë shqiptare dhe se gjatë kësaj kohe janë shkurtuar 17 mijë vende pune në mbarë vendin.

“INSTAT thotë se, ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5%, duke rënë eksportet. U rrit papunësia me mbi 11%. Eksportet e mallrave kanë pësuar rënie.

Importet u reduktuan me 30%. Janë humbur 17 mijë vende pune. Inflacioni është rritur.

Ekonomia shqiptare pritet që të pësojë rënie në vitin 2021″,- raportoi përpara mediave Guvernatori Sejko.

Sipas guvernatorit të BSH-së, “aktiviteti ekonomik do të ngadalësohet në 3-mujorin e dytë dhe t’i kthehet rritjes më 2021.

Në gjysmën e dytë të vitit 2021, do të ketë një stabilizim të ekonomisë. Politikat që kemi marrë kanë zbutur krizën.

Është rritur borxhi publik. Ekonomia gjithsesi do të varet nga fakti sesa do të zgjasë pandemia e Covid-19”.

Më tej, Sejko, vlerësoi se politika monetare që ndiqet nga BSH-ja do të vijojë që të jetë lehtësuese.

“Qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i duhuri dhe kjo u vendos nga Këshilli Mbikëqyrës.

Politika monetare do të vijojë të jetë lehtësuese. Rikthimi i një vale të dytë të pandemisë do të rriste problemet.

Depozitat janë rritur dhe gjendja e cash-it është rritur. Po ashtu, është rritur paraja cash në qarkullim.

Planet tona do të jenë në bazë të asaj si shkon gjendja me pandeminë. Sistemi bankar ka reagua në mënyrë pro aktive”,- vlerësoi Sejko./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit