COVID-19 i lë pa të ardhura, 22% e të punësuarve në vend punojnë pa pagesë në bizneset e familjes

COVID-19 i lë pa të ardhura, 22%…

INSTAT ka publikuar të dhënat për tregun e punës për vitin 2019. Në vitin 2019, 22% e të punësuarve punonin pa pagesë në biznesin e familjes. Nëse ata nuk kanë qenë të regjistruar në sigurime, kriza e shkaktuar nga Covid-19 rrezikon t’I lërë ata pa të ardhura, pasi nuk përfitojnë nga skemat e ndihmës financiare.

Gjatë vitit 2019, numri i personave në forcën e punës është 1.430 mijë persona. Femrat përbëjnë 44,4 % të forcës së punës dhe meshkujt 55,6 %. Të punësuar janë 1.266 mijë persona, ku femrat përbëjnë 44,5 % të të punësuarve dhe meshkujt 55,5 % ndërsa numri i të papunëve vlerësohet të jetë 165 mijë persona, ndër të cilët 44,0 % janë femra dhe 56,0 % janë meshkuj.

Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 36,5 % klasifikohen si të papunë. Pjesa tjetër, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë ose të dekurajuar (12,7 %), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %), ose për arsye të tjera (32,7 %).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit