COVID-19 i merr jetën drejtorit të birrës shqiptare

COVID-19 i merr jetën drejtorit të birrës…

Lajm i hidhur për familjen Jusufi në Kosovë.

Ernest Jusufi, drejtori i birrës ‘Peja’, mësohet se ka ndërruar jetë.

Ai ishte infektuar me koronavirus ditët e fundit, ndërsa gjendej në Shkup duke u kuruar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postimi: “Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”

Ai ishte prezent në industrinë e ushqimit që nga viti 2005 dhe ka patur postin e drejtorit ekzekutiv të ‘Devolli Distrubution.’

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit