COVID-19 i merr jetën mjekut pneumolog, shkoi dje në spital në gjendje të rëndë

COVID-19 i merr jetën mjekut pneumolog, shkoi…

Koronavirus është aq agresiv, sa këtij virusi nuk po i shpëtojnë as bluzat e bardha, madje as mjekët profesionistë të kësaj sëmundjeje.

Një tjetër mjek ka humbur betejën me COVID-19 në vendin tonë.

Bëhet fjalë për pneumologun Anibal Byberaj, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin COVID-2 ose sanatoriumin “Shefqet Ndroqi.

Ai u paraqit dje në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë disa orë më vonë.

Byberaj ka shërbyer prej disa vitesh në Tropojë. Ai ishte vetëm 53 vjeç.

Ende nuk dihet nëse mjeku kishte ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese që m und të ketë ndikuar në përkeqësimin e tij.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit